DIREKT/ Reja: Po shoh supertalente, do të mbështetem te Kumbulla (VIDEO)

Shqipëria është gati për Nations League. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja pritet të mbërrijnë në Shqipëri dhe të nisin stërvitjen për përballjet me Bjellorusinë dhe Lituaninë. Takimi i parë luhet në transfertë, më 4 shtator.

Tri ditë më pas, më 7 shtator, kuqezinjtë presion Lituaninë. Të dyja ndeshjet nisin prej orës 20:45. Ndërkohë trajneri Edy Reja ka dalë sot në konferencë për shtyp dhe ka publikuar listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për dy sfidat e përmendura më lart.

Më pas ai kë folur për gazetarët e pranishëm në konferencë për shtyp. “Po jetojmë një moment të vështirë, të paprecedentë. Nuk e dimë në çfarë gjendje janë lojtarët. Kam folur vazhdimisht me ta. Disa i kanë nisur kampionatet. Uroj të jenë në formë të mirë dhe t’i bëjmë një nisje të mirë sezonit”.

“Momenti më i mirë për futbollin shqiptar? Është një moment i mirë, kanë kaluar katër ture klubet shqiptare. Futbolli këtu po rritet. Më vjen keq për Tiranën, pasi e meritonte ta kalonte turin në Champions League. Kam folur edhe me presidentin Duka dhe po mundohemi të rrisim edhe futbollin e moshave. Do përpiqem të ndihmoj me aq mundësi sa kam”.

“Po i shikojmë të gjithë lojtarët. Do ishte mirë t’i kishim të gjithë, por është e pamundur. Kemi lojtarë nga kampionate të ndryshme, me mentalitete dhe filozofi të ndryshme. Nuk është e lehtë”, tha në vijim Reja gjatë konferencës për shtyp.

“Favoritë në grup? Mua më shqetëson skuadra ime dhe jo rivalët. Në ndeshjet e fundit jemi paraqitur mirë dhe kemi treguar rritje. Ka shuam pikëpyetje për gjendjen fizike në të cilën vijnë lojtarët pas kësaj shkëputje. Bjellorusia është një nga ekipet më të forta. Ne do të luajmë si zakonisht. Po mundohemi të marrim të rinj, por gradualisht t’i përfshijmë. Synimi është kualifikimi”.

“Lista është e gjatë, pasi nuk e dimë gjendjen e lojtarëve. Do presim edhe testet e COVID-19. Mund të pësojë ndryshime në varësi të lojtarëve, gjendjes së tyre fizike. Ndonjë mund të mbetet jashtë. Kjo situatë nuk është provuar më parë. Nuk kemi mundësi miqësoresh dhe ka shuam pikëpyetje për lojtarët dhe skuadrën. Do vazhdojmë me ato pika të sigurta që kishim para pandemisë. Sigurisht do të jetë e vështirë dhe shpresoj të bëj zgjedhje e duhura, pasi t’i kem parë lojtarët”.

“Kumbullën e njohin të gjithë dhe është një lojtar i rëndësishëm, mund t’i besoj që tani dhe të mbështetim tek ai. Pastaj për të rinjtë e tjetër, Çepele për shembull, kam folur me prindërit e tij pasi ishte pjesë e Italisë. Ka qenë e vështirë, pasi është rritur atje. Është një lojtar me perspektivë. Po shohim edhe lojtarë më të vegjël nëpër Europë, Itali apo në Francë. Problemi është se kanë lindur andej dhe ata presin fillimisht ftesa nga kombëtaret e vendeve ku jetojnë. Kam folur me disa, po punoj që t’i afrojmë. Duhet të jemi të kujdesshëm, që të marrim lojtarët më cilësorë”.

“Grupi në Nations League? Duhet të shoh skuadrën time. Nëse futesh në fushë me mentalitetin e duhur dhe bën maksimumin. Ndeshja e parë është vendimtare. Një nisje e mirë është pozitive, sjell entuziazëm. Ekipi ka besim dhe shpresoj që aspekti psikologjik të jetë i mirë që tani. Luhet pa tifozë dhe nuk e di si do të reagojë skuadra në kështu lloj ndeshjesh. Është situatë e re dhe e vështirë. Them që kam një ekip të mirë, me potencial për t’u rritur. Futbolli pa tifozë nuk është futboll. Gjithsesi duhet të mësohemi me situatën e re”.


Shtuar 29.08.2020 09:30