Në zgjedhjet e ardhshme banorët e qarkut Dibër do të kenë mundësinë të zgjedhin një deputet më pak.
Ky ndryshim vjen pasi në regjistrat e gjendjes civile është vënë re një rënie e popullatës në këtë qark, dhe rritja ka shkuar në kryeqytet dhe në rrethinat e Tiranës.
None found
Për këtë arsye, në përllogaritjen e re të numrit të deputetëve që do të zgjidhen nga çdo qark, Dibra nuk do të ketë më 6 përfaqësues në parlament, por 5.
Në Dibër, aktualisht PS dhe PD kanë nga dy deputetë, ndërsa LSI dhe PDIU, nga një të zgjedhur.
Mandati që i hiqet qarkut verilindor, do t’i shtohet qarkut Tiranë, duke e bërë atë me 35 ligjvënës, shkruan abcnews.al.
Ndërkohë, në qarqet e tjera nuk ka lëvizje mandatesh, pasi uljet apo rritjet e numrit të popullsisë nuk janë aq të mëdha sa për të ndikuar tek shpërndarja e deputetëve.
Gjithësesi, do të jetë KQZ-ja ajo që do të zyrtarizojë këtë çështje përmes një vendimi të posaçëm.
Australia ka siguruar kualifikimin në raundin e 1/16-ve të Kupa e Botës FIFA 2026, pasi barazoi pa gola (0-0) ndaj…
Është konfirmuar se mesfushori i Katarit, Assim Madibo, është dënuar nga FIFA me pesë ndeshje pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare pas…
Me përfundimin e një pjese të ndeshjeve të fazës së grupeve në Kupa e Botës 2026, kanë nisur të marrin…
Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka hedhur poshtë sugjerimet se skuadra e tij nuk kishte motivim në humbjen 2-1 ndaj…
Japonia dhe Suedia janë kualifikuar në fazën e 1/8-ve të finales së Kupa e Botës FIFA 2026, pas barazimit 1-1…
Holanda ka siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-ve të finales si fituese e Grupit F në Kupa e Botës FIFA…