Pas mbylljes së një pjese të takimeve në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026, kanë nisur të qartësohen përballjet e raundit të 32-shave, me katër duele që tashmë janë konfirmuar zyrtarisht.
Mes ndeshjeve që spikatin në këtë fazë është dueli ndërmjet Brazilit dhe Japonisë, ndërsa Holanda do të përballet me Marokun në një sfidë që pritet të shoqërohet me rivalitet të madh.
None found
Në dy çiftet e tjera të vulosura deri tani, Afrika e Jugut do të luajë kundër Kanadasë, kurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kenë përballë Bosnjën dhe Hercegovinën.
Nga ana tjetër, tetë sfidat e mbetura të fazës së grupeve do të vendosin edhe 12 përballjet e tjera të raundit eliminator, teksa disa prej përfaqësueseve favorite ende presin të mësojnë rivalin e tyre.
Faza me eliminim direkt pritet të ofrojë edhe më shumë emocione, pasi çdo përballje do të ketë peshë vendimtare në garën për trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror. /Teegrafi/
Katër duelet e konfirmuara deri tani janë:
Afrika e Jugut – Kanada
Holanda – Maroku
Shtetet e Bashkuara – Bosnja dhe Hercegovina
Brazili – Japonia
Ekspertët e cilësojnë antikushtetues vendimin e qeverisë që i jep Policisë së Shtetit të drejtën të krijojë një regjistër elektronik…
Sulmuesi anësor i Real Madridit, Yan Diomande, zbuloi se do ta rikthente Cristiano Ronaldon nëse do t’i jepej mundësia të…
Shërbimet emergjente në Kosovë po përballen me mungesë të theksuar të specialistëve, ndërsa nevojiten edhe 56 mjekë të kësaj fushe.…
Flavio Bolsonaro ka zbuluar arsyet që e shtynë të largohej nga Brazili, pas humbjes në zgjedhjet presidenciale, duke pretenduar se…
Një zjarr ka përfshirë një fabrikë të prodhimit të kafesë në qytetin e Pogradecit. Sipas informacioneve, flakët kanë përfshirë një…
France Football, organizatori i Topit të Artë, ka nisur një hetim mbi bastet e dyshimta në platformën kriptovalutore Polymarket. Një…