Julian Nagelsmann, trajneri i Gjermanisë, i hodhi poshtë me tone të forta pretendimet se ekipi i tij nuk ishte mjaftueshëm i motivuar në humbjen 2-1 ndaj Ekuadorit në Kupën e Botës 2026, duke e cilësuar të padrejtë çdo dyshim mbi përkushtimin e futbollistëve.
Edhe pse Gjermania e kishte siguruar paraprakisht vendin e parë në Grupin E, ai theksoi se skuadra nuk ra në vetëkënaqësi përpara kësaj sfide.
None found
“Ju lutem ndaloni së bëri këtë budallallëk, sinqerisht. A nuk donin lojtarët të jepnin gjithçka? Sigurisht që donin,” deklaroi ai pas përfundimit të ndeshjes.
Tekniku gjerman pranoi se pas golit të shpejtë të Leroy Sane, ekipi humbi kontrollin dhe nuk ishte në gjendje të gjente sërish ritmin e duhur në lojë.
“Pas golit filluam të bënim gabime pozicionale dhe u bë e vështirë. Nuk kishim strukturë të vërtetë me topin dhe asnjë mënyrë për të lehtësuar presionin,” shpjegoi Nagelsmann.
Ai mbrojti gjithashtu rotacionet dhe zgjedhjet taktike, duke nënvizuar se ndryshimet në formacion kishin qenë të planifikuara.
Tashmë, Gjermania e ka përqendrimin te faza e 1/8-ve, ku katër herë kampionët e botës synojnë të rikthehen fuqishëm në garë.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…