Categories: sport

Japonia dhe Suedia sigurojnë kalimin pas barazimit në Dallas

Japonia dhe Suedia kanë prerë biletën për në fazën e 1/8-ve të finales të Kupës së Botës FIFA 2026, pasi takimi mes tyre në Dallas u mbyll në barazim 1-1.

Ky rezultat bëri që Japonia ta mbyllë Grupin F në vendin e dytë, ndërsa Suedia u kualifikua më tej si një prej përfaqësueseve më të mira të vendeve të treta.

Të lidhura

None found

Pjesa e parë prodhoi pak momente të pastra për gol, ndërsa sfida u shoqërua edhe me probleme fizike për të dyja skuadrat. Te Japonia, Ko Itakura u detyrua të linte fushën për shkak dëmtimi, ndërsa Suedia humbi Isak Hien, çka vështirësoi planet e të dy trajnerëve.

Pas rikthimit nga pushimi, ritmi i lojës u rrit dhe japonezët gjetën avantazhin. Ritsu Doan shërbeu për Daizen Maeda, i cili nuk gaboi për ta çuar rezultatin në 1-0.

Megjithatë, epërsia e Japonisë nuk zgjati shumë, pasi Anthony Elanga riktheu baraspeshën me një goditje të bukur nga distanca, duke realizuar për 1-1.

Ky barazim u mjaftoi të dyja përfaqësueseve për të kaluar në fazën eliminatore, ndaj minuta e mbetura u administruan pa rrezik të shtuar nga asnjëra palë.

Në raundin e 1/8-ve, Japonia do të ketë përballë Brazilin, një nga favoritët kryesorë të turneut, në një duel që pritet të jetë ndër më të fortët e kësaj faze.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

2 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

2 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

2 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

2 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

3 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

3 hours ago