Categories: sport

Australia kalon në 1/16-at e Kupës së Botës pas barazimit 0-0 me Paraguain

Australia e ka siguruar praninë në raundin e 1/16-ve të Kupës së Botës FIFA 2026, pasi e mbylli pa gola, 0-0, përballjen e fundit të Grupit D ndaj Paraguait.

Skuadra australiane pati më shumë kontroll mbi lojën në pjesën dërrmuese të sfidës, por nuk arriti t’i shfrytëzonte mundësitë që krijoi dhe në fund mori vetëm një pikë, e cila i mjaftoi për të avancuar në fazën eliminatore.

Të lidhura

None found

Me pikë të njëjta si Paraguai, Australia e përfundoi fazën e grupeve në pozitën e dytë, duke përfituar nga diferenca më e mirë e golave.

Paraguai, ndërkohë, do të duhet të presë përfundimin e ndeshjeve në grupet e tjera për të kuptuar nëse do të arrijë të kalojë më tej si një prej tetë përfaqësueseve më të mira të renditura në vendin e tretë.

Në takimin tjetër të këtij grupi, Shtetet e Bashkuara u mundën 3-2 nga Turqia, por sërish e ruajtën kreun e Grupit D.

Pas daljes si kryesuese e grupit, SHBA-ja do të luajë kundër Bosnjës dhe Hercegovinës në raundin e 1/16-ve, ndërsa Australia do ta mësojë më vonë rivalin e saj, pasi të përfundojnë ndeshjet e mbetura të fazës së grupeve.

të fundit

Vedat Muriqi i jep epërsinë Fenerbahçes kundër Shakhtar Donetskut

Ylli i Kosovës Vedat Muriqi ka shënuar për të kaluar në epërsi Fenerbahcen ndaj Shakhtar Donetsk.Lojtari nga Prizreni ishte titullar…

5 minutes ago

Barcelona kërkon 50 milionë euro për Balden, duke vështirësuar interesimin e Milanit

Milani ka hasur në një pengesë të madhe në tentimin për të transferuar mbrojtësin e Barcelonës, Alejandro Balde, pasi klubi…

6 minutes ago

Draft law for prisoners: Option to choose their doctor and hospital at their own expense

Të dënuarit me burgim dhe të paraburgosurit mund të kenë të drejtën të zgjedhin vetë mjekun apo institucionin shëndetësor ku…

8 minutes ago

Corriere della Sera: Ukrainian drones hit Iranian ship off Libya; operation suspected to have been carried out for the U.S.

Një tjetër anije mallrash me flamur iranian është goditur nga dronë detarë ukrainas pranë brigjeve të Bengazit në Libi. [...]…

8 minutes ago

Xhaferri: Spiropali should repent, not play the victim; she was at the top of government

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka komentuar në emisionin “Prime News24” zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste dhe deklaratat…

9 minutes ago

18-year-old student’s body found in her apartment in Bologna

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Bolonjës në Itali, ku një studente 18-vjeçare është gjetur pa shenja jete…

9 minutes ago