Ka shkuar në 100 numri i mjekëve që humbin jetën në Italinë fqinje.
Mbi 17.600 viktima regjistrohen deri më tani në shtetin fqinj, ku numri i të infektuarëve ka shkuar në 139,422.
Federata Kombëtare e Urdhrave Mjekësorë, njofton së fundmi se kanë ndërruar jetë 4 mjekë.
Viktimat janë mjekë aktivë dhe pensionistë, përfshirë ata që i janë shtuar ekipit mjekësor për të dhënë ndihmën e tyre.
Në dy ditët e fundit, Italia ka raportuar numër më të ulët vdekjesh ditore në krahasim me ditët e tjera të javës së shkuar. Ekspertët thonë se është periudha e pikut, dhe ditë pas dite kurba do ulet.