De Biasi flet për Marca: Vështirë që ky sezon i Serie A të përfundojë

Gianni de Biasi nuk është i sigurt nëse Serie A mund të përfundojë këtë sezon, shkruan Albeu.com.

Liga u pezullua në fillim të marsit për shkak të shpërthimit të koronavirusit dhe nuk ka caktuar ende ndonjë datë për rikthimin

“Nuk e di se sa e rëndësishme është tani plotësimi i ligës italiane, “tha Di Biasi për Radio MARCA.

“Unë mendoj se është e rëndësishme të zgjidhni kush kualifikohet në Europa League dhe Champions League.

“Coronavirus nuk është një situatë normale dhe nuk e di nëse është e mundur të përfundojmë ligën me të gjitha ndeshjet që mbeten për në fund të sezonit. /albeu.com/


Shtuar 13.04.2020 17:48