Dalin shifrat, sa pacientë fituan sot betejën me koronavirusin

Gjatë 24 orëve të fundit, 150 qytetarë e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në Facebook.

Kjo shifër, është po e njëjtë me atë të një dite më parë duke shkuar kështu në 5882 i pacientëve që mposhtin pandeminë në vend.


Shtuar 4.09.2020 14:09