Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Vuçiç bën gati dhuratën e çmuar për Trump

Në takimin që do të zhvillohet sot në Shtëpinë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë gati një dhuratë për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Albeu.com mëson se presidenti Vuçiç do t’i dhurojë Trumpit një monedhë ari të Bankës Kombëtare të Serbisë me imazhin e Nikola Teslës.

“Kjo është një dhuratë simbolike sepse përmban imazhin e një shkencëtari amerikan me origjinë serbe dhe është një lidhje e rëndësishme midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”, shkruan “Novosti”.

Presidenti Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Avdulla Hoti do të takohen me Trump sot në 11:00 të mëngjesit me kohën lokale, dhe në orën 5:00 pasdite me atë të Evropës Qendrore./albeu.com


Shtuar 4.09.2020 14:00