Dalin emrat, këta lojtarë kërkon Barcelona për të zëvendësuar të dëmtuarin Dembele

Te Barcelona janë duke menduar të shfrytëzojnë rregulloren që u mundëson transferimin e një lojtari edhe jashtë afatit kalimtar.

Sot janë informuar se Ousmane Dembele ka humbur këtë sezon shkaku i një lëndimi të ri të pësuar teksa janë të interesuar të shfrytëzojnë të drejtën për të transferuar një lojtar.

Rregulli thotë se ky transferim mund të ndodh vetëm për lojtarët brenda Spanjës, teksa opsionet duken të pakta por jo të këqija.

Stuani i Gironas shikohet si një mundësi e mirë për Barcelonën por përmendet edhe Willian Jose i Real Sociedadit.

Barcelona gjithashtu mund të “trokas” edhe në dyert e Villarreal për Carlos Bacca.


Shtuar 4.02.2020 19:11