Një vajzë e mitur nga Gjilani është shantazhuar nga bashkëmoshatarët e saj, të cilët vazhdimisht e kërcënonin se do t’i publikonin një video intime, nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me ta.
Policia ka arrestuar një person në flagrancë, teksa dyshohet se janë edhe të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
“Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes, ku është lënë një vendtakim mes vajzes dhe personit të dyshuar është zënë në flagrancë dhe është arrestuar dhe pas marrjes ne pyetje ai është liruar me procedurë të rregullt për shkak të moshës”, ka deklaruar Prokuroria.
Sipas mediave kosovare, e pyetur nga hetuesit nëse marrëdhënia seksuale ka qenë me apo pa dëshirën e saj, vajza është shprehur se ka pranuar sepse “më kanë thënë bëje”.