Kryefjalë e ditëve të fundit ka qenë padyshim Coronavirusi, ku për shkak të virusit të tmerrshëm futbolli ka kaluar në plan të dytë dhe është shtyrë në shumë vende.
I fundit që jep vendimin zyrtar është Amerika, që ka pezulluar futbollin për 30 ditë. Një vendim i tillë është marrë nga qeveria amerikane, si dhe nga federata e futbollit, ku siguria dhe kujdesi do të jenë kryesore këto 30 ditë.
Në SHBA numërohen diçka më shumë se 1300 raste deri në këto momente dhe 38 të vdekur.