Bëri jetë luksi me mijëra eurot që zhvati, zbutet dënimi për “juristen” mashtruese

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të zbut masën e sigurisë për Amarilda Lekën, e cila akuzohet për mashtrim.

Nga arrest me burg, ish-asistentja e ish-ministres Milena Harito është liruar, duke u dërguar në “arrest shtëpie”.

Nga hetimet rezultoi se, Leka kishte mashtruar një qytetare. Me njohjet që ajo kishte do të ndikonte tek trupa gjykuese për të nxjerrë nga burgu një person të dënuar me 30 vjet heqje lirie, për një vrasje në rrethana rënduese.

Nga hetimet e prokurorisë rezultoi paratë Leka i shpenzonte për makina jetë luksi dhe udhëtime në vendet e BE-së.

33-vjeçarja prezantohej si nusja e djalit të ish-ministrit të Mbrojtjes.


Shtuar 16.07.2020 10:30