Bayern Munich do të shtojnë edhe një përforcim në radhët e tyre.
Skuadra e Chelsea është gati të heq dorë nga kartoni i Callum Hudson-Odoi, për ta lënë lojtarin t’i bashkohet Bayernit.
Bavarezët pritet ta transferojnë lojtarin fillimisht në formë huazimi.
Ky huazim do të përcillet me obligim për blerjen e kartonit, mëson “Goal”.
Bavarezët kanë tentuar për lojtarin tashmë në tri merkatot e fundit dhe duket se kësaj radhe do të finalizojnë marrëveshjen.
19 vjeçari i Chelsea ka edhe katër vite kontratë me “Blutë” e Londrës.