“Bashkia më vrau djalin, nuk kam lekë ta varros”, flet nëna e 4 vjeçarit në Berat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat.

Fëmija 4 vjeçar ndërroi jetë pasi pati kontakt me rrymën elektrike në një ndër parqet e qytetit.

Ndihmë nga Bashkia, me çfarë ta várros unë, kam lekë unë. Ta varrosë shteti dhe të përgjigjet Bashkia që më ka vrárë fëmijën tim”, tregoi nëna e dëshpëruar, Reshide Brahimasi.

“Ishte fije korrenti që e lanë këta të bashkisë, kur vajtëm neve e gjetëm fëmijën të vdèkur. Çfarë është kjo kështu, është turp i madh. Kjo bashkia jonë këtu në Berat është kot.

Kur vajti nëna e gjeti. Ishin dhe dorë e bardhë që e ngritën. Kur vajtëm, e gjetëm të vdekur çunin te lulishtja”, thanë gjyshërit.

Ndërsa një banor i zonës u shpreh se i çojnë të gjithë fëmijët të luajnë në atë park, prandaj rreziku ekziston ndërkohë që askush nuk mban përgjegjësi.

“Këta që mbajnë përgjegjësi për mirëmbajtjen marrin rrogën kot dhe asgjë nuk bëjnë. Po ta kisha fëmijën me atlete, do e kisha lënë. Po e kisha me sandale, e thashë mos i lagen këmbët”, deklaroi banori i revoltuar për Fax News.


Shtuar 22.05.2020 12:24