Atentati ndaj Preng gjinit, dalin detaje të tjera për autorin 30 vjeçar

Autori që desh i mori jetën Preg Gjinit është i moshës rreth 30 vjeç.

Pervec pamjeve të cilat u bënë të ditura se ekzistonin, ditën e sotme mësohet se një kamera tjetër në një lokal e tradhton autorin i cili vëzhgon shënjestrën kur ai po pi kafe dhe pak përpara se të marrë makinën e të afërmit, ku dhe ishte instaluar eksplozivi.

Kamarieri i deklaron grupit të hetimit se shtetasi e pyeti në italisht për një adresë.

Megjithatë prokuroria dhe policia dyshojnë se ai mund te jetë lidhje e Reçëve, që janë fisi kundërshtar i Preng Gjinit dhe që i hynë serialit të vrasjeve pas prishjes së pazareve të drogës.


Shtuar 24.09.2020 13:53