Atentati i dyfishtë ndaj vëllezërve në Durrës, autorët ishin me një “Toyota” të errët

Kanë qënë të paktën dy autorë që kanë ekzekutuar vëllezërit me origjinë nga Puka, në Durrës.

Besmir dhe Viktor Haxhia, i pari biznesmen dhe i dyti avokat në qytetin e Durrësit janë viktimat e një ekzekutimi mafioz që ndodhi sot rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave”.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, nga të cilat ka rezultuar se autorët ishin me një automjet tip “Toyota” ngjyrë gri të errët, por targa nuk është fiksuar ende.

Grupi hetimor ka gjetur 55 gëzhoja në vendin e ngjarjes dhe dyshohet të jetë qëlluar nga dy armë.

Viktimat mësohet se kanë marrë disa plumba secili dhe kanë gjetur vdekjen në vend.

Mësohet se vëllai i Viktorit, Besmiri njihet edhe me nofkën Miri i Kolës dhe ka qenë me precedent penalë jashtë vendit.


Shtuar 28.04.2020 07:16