Aksion nga ajri dhe deti në Vlorë, policia në ndjekje të gomones së dyshimtë

Prej tre orësh efektivët janë në ndjekje të mjetit tip gomone pasi ka të dyshuar brenda.

Raportohet se ndjekja ka vijuar nga zona e Zvërnecit-plazhi i vjetër dhe po drejtohet për në Orikum.

Në ndjekje është dhe një helikopter.

Vlorë/Informacion paraprak

Shërbimeve Policore Vlorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm janë vënë në ndjekie të një mjeti lundures të dyshimtë.

Konkretisht, Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare Vlorë dhe Guardia di Finanza, që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, kanë pikasur një mjet lundures tip gomone, i cili kryente lëvizje të dyshimta në afërsi të ishullit të Sazanit.

Vijon kontrolli i zonës përreth me qëllim konstatimin dhe bllokimin e mjetit lundrues.


Shtuar 16.07.2020 10:07