Aksidentohen rëndë gjatë provave për shfaqjen dy artistët e Cirkut, flet koreografi

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë kohës së provave për Katedralen e Parisit e cila do të mbahej në nder të 60 vjetorit të Cirkut Kombëtar.

Koreografi Llaqi Nako ka treguar sesi dy artistë të rinj të cirkut u dëmtuan rëndë gjatë provave.

Në studion e Wake Up, koreografi shpjegoi arsyet dhe detajet e këtij aksidenti.

“Duhet pranuar fakti se artistët e Cirkut Kombëtar stërviten në kushte teknike tërësisht të amortizuara, çka i vë ata në rrezik herë pas here”- tha ai.

Ndërkohë sipas tij përfaqësues nga Inspektoriati i Punës kanë shkuar për të hetuar ngjarjen menjëherë sapo është raportuar pranë këtij institucioni. /albeu.com/


Shtuar 15.01.2020 13:10