Aksident me katër të vdekur në Greqi, mes tyre një 19 vjeçare shqiptare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prevezë, Greqi.

Një aksident mes dy automjeteve ka shkaktuar katër viktima.

Viktimat janë një pensionist 70-vjeçar, një vajzë me origjinë shqiptare 19-vjeçe, një i ri po 19-vjeç dhe një mik i tyre 23-vjeç.

Makina ku po udhëtonin tre të rinjtë që po ktheheshin nga një festë drejtohej nga 19-vjeçari që ia kishte marrë “Volksëagen”in nënës së tij.

Në aksin Prevezë – Igumenicë makina ku ishin tre të rinjtë u përplas me një “Ford” që drejtohej nga i moshuari.

Përplasja rezultoi fatale për të katërt. Mediat greke kanë publikuar edhe fotot e vajzës shqiptare që humbi jetën.


Shtuar 13.09.2020 21:16