“70 qytetarë të BE-së u riatdhesuan”, Soreca falenderon qeverinë shqiptare

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luiggi Soreca ka reaguar për riatdhesimin në vendlindje të më shumë se 70 personave.

Soreca falenderon qeverinë shqiptare për mbështetjen dhe që i dha qytetarëve të BE, të cilët ishin bllokuar në Shqipëri, që pas shpërthimit të virusit vdekjeprurës COVID-19.

Në një postim në Tëitter, Soreca thekson se ky gjest i Shqipërisë është një tjetër akt solidariteti në këtë kohë të vështirë.

“Faleminderit Shqipëri. Falenderoj qeverinë për mbështetjen konkrete në riatdhesimin e më shumë se 70 qytetarë të Shteteve anëtare që ishin bllokuar në Shqipëri që nga shpërthimi në vend i COVID-19 . Një tjetër shembull i prekshëm i solidaritetit konkret që Shqiperia është duke siguruar në kohë nevoje”, shkruan Soreca.


Shtuar 1.04.2020 07:20