22 raste të dyshuara, dalin përgjigjet e tamponëve në Delvinë

Kanë dalë rezultatet e 22 qytetarëve nga Delvina të dyshuar për koronavirus. Fatmirësisht, të gjithë kanë rezultuar negativë ku mes tyre edhe punonjës të Bashkisë së Delvinës.

Mësohet se 22 personave iu ishte bërë tamponi në kuadër të gjurmimit të rasteve, pasi disa punonjës bashkie u testuan pozitivë me COVID-19 në këtë Bashki.

Deri më sot në Delvinë rezultojnë të testuar pozitivë 11 persona.

Sot, ministria konfirmoi 72 raste të reja dhe dy viktima, për tu pasuar gjatë pasdites me humbjen e një 70 vjeçari nga Shkodra.


Shtuar 28.06.2020 21:13