Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në gjithë botën de nuk po kursen asnjë moshë.
Julie 16 vjeçe, humbi jetën pasi ishte prekur nga koronavirusi i ri. Ajo është pacientja e parë e mitur që vdes nga kjo sëmundje në Francë, raporton “leparisien.fr”.
“Duhet të ndalemi së besuari se kjo sëmundje prek vetëm të moshuarit. Askush nuk është i paprekshëm nga ky virus”, shkruajti në një postim në Twitter motra e madhe e të ndjerës, Manon.
Julie kishte shfaqur një kollë të lehtë javën e kaluar, por shëndeti i saj u përkeqësua këtë fundjavë dhe të hënën ajo u dërgua në spital. Atje pati edhe probleme me frymëmarrjen.
Familja e saj tha se e reja nuk kishte sëmundje të tjera.