Krimi horror në shtëpi! Babis në burg, sot vendoset me kë do të qëndrojë vajza e Caroline

Ditën e sotme Gjykata do të vendos në lidhje me kujdestarinë e të miturës Lydia, vajza e Caroline Crouch, e cila u mbyt për vdekje nga bashkëshorti i saj Babis.

Siç është bërë e njohur, familja e viktimës që jeton në Alonissos kërkon kujdestarinë ekskluzive të të miturës, me pretendimin se në Athinë, ajo do të jetë gjithmonë vajza e vrasësit.

Nga ana tjetër, familja e pilotit 33-vjeçar, kërkon kujdestarinë e përbashkët, duke kërkuar që e mitura të jetojë me ta nga tetori në prill të çdo viti, ndërsa pjesën tjetër të kohës ta kalojë me gjyshërit e tjerë.

Punonjësit socialë kanë përgatitur raporte përkatëse dhe ua kanë dorëzuar prokurorëve miturve që merren me çështjen, në mënyrë që të vendoset në gjyq.

Rikujtojmë se Babis vrau Caroline pas debateve të shumta gjatë martesës së tyre dhe u shtir për më shumë se një muaj për një grabitje të dhunshme.

Për të inskenuar këtë grabitje dhe për të shpëtuar nga burgu, ai vari qenin e tij dhe lajmëroi policinë. /albeu.com/

 


Shtuar 28.06.2021 09:04