Vrau gruan e vari qenin, Babis para hetuesve: E meritoj dënimin por nuk jam përbindësh!

Janë zbardhur detaje nga vrasja makabre e Caroline Crouch nga bashkëshorti Babis Anagnostopulos.

Babis Anagnostopulos, 32 vjeçari, i cili ishte ditën e djeshme para gjykatës në një seancë faljeje ka thënë se ai e meriton dënimin por nuk është përbindësh.

Mediat greke raportojnë se hetuesit dhe prokurorët i kanë drejtuar një “lum” pyetjesh pilotit por ai nuk është treguar i qartë në përgjigjë gjë e cila ka shtuar më shumë dyshimet tek autoritetet rreth ngjarjes.

Hetuesit e pyetën pilotin se përse ai nuk bëri asnjë përpjekje për ta shpëtuar bashkëshorten duke thirrur ambulancën, e pyetën nëse i mati pulsin apo rrahjet e zemrës për ta parë nëse ishte akoma gjallë dhe përse nuk bëri asnjë përpjekje për ta shpëtuar nëse kjo gjë nuk ishte e planifikuar.

Ai u përgjigj duke thënë se në momentin që bëri krimin gjëja e vetme që mendoi ishte vajza e tyre Lydia 11-muajshe, e cila do të mbeste pa baba nëse ai e pranonte atë çfarë kishte bërë. Për këtë arsye ai e planifikoi skenarin me detaje deri në pikën ku arriti të vriste edhe qenin.

Gjatë faljes së tij 5-orarshe ai deklaroi se Meriton të ndëshkohet për atë çfarë kishte bërë po tha se në asnjë mënyrë nuk është ‘përbindëshi’ që të gjithë e ciësojnë. Gjatë faljes ai përmendi edhe detaje nga dasma e tyre në Portugali dhe lindjes së vajzës së tyre.