“Caroline nuk ka pasur ditar”, Babis flet nga burgu: Ndihem i çliruar

 Babis Anagnostopoulos nga burgu ku është vendosur nga drejtësia greke ka folur për  “Good Morning Greece”  në lidhje me vendimin e fundit të gjykatës për kujdestarinë e vajzës së tij dhe Caroline.

Piloti 32-vjeçar që i mori jetën bashkëshortes së tij 20-vjeçare Caroline, ka deklaruar që ndihet i çliruar që vajza e tij është tashmë nën kujdesin e gjyshes nga ana e nënës.

“E di që nëna e Carolines e do shumë mbesën e saj dhe do ta rrisë siç duhet në Alonissos,” është shprehur ai.

Po ashtu, ai ka sqaruar lajmet që ka dëgjuar sa i përket tokës që ka blerë në Pikermi. Sipas tij lidhur me këtë është nuk është raportuar saktë, pasi shton ai, të dyja familjet kanë futur para për ta blerë.

Nga burgu Anagnostopoulos është shprehur se ai pagoi për të gjitha shpenzimet e funeralit të së shoqes dhe hodhi poshtë mundësinë e ekzistencës së ditarit të Caroline.

 

 


Shtuar 30.06.2021 12:17