Sipërmarrësi i programeve anti-virus John McAfee është gjetur i vdekur në një qeli burgu në Barcelonë, disa orë pasi gjykata vendosi ekstradimin e tij në SHBA, për t’u përballur me akuzat e evazionit fiskal.
Departamenti katalan i drejtësisë tha se mjekët ishin përpjekur ta ringjallnin 75-vjeçarin, por nuk ia dolën.
Deri më tani dyshohet se McAfee është vetëvrarë.
Ai ka qenë një figurë e diskutueshme në botën e teknologjisë, pasi kompania e tij lëshoi programin e parë komercial anti-virus./albeu.com