Emisari special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell është takuar sot në Beograd me delegacionin serb, përfshirë presidentin, Aleksander Vuçiq si dhe kryeministren Ana Bërnabiq.
Para mediave, Grenell ka thënë se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, do ta vizitojë Serbinë në të ardhmen, dhe për këtë atë vet kanë shprehur dëshirën, transmeton lajmi.net.
“Nëse ndodhë që një president amerikan të vije, është koha e duhur që kjo të bëhet. Trump është i interesuar tyë vijë, dhe mezi pres që atë ta shoh në Beograd. Unë jam sot këtu sepse isha personi që qëndrova anash dhe besova në këtë proces. Kam punuar në Kombet e Bashkuara për tetë vjetë dhe aty kishte vetëm bisedime për problemin në fjalë. Besova se duke folur për sektorin privat, kjo mund të ndodhte”, tha ai.
Tutje, Grenell tha se SHBA-të do t’i mbajnë premtimet e tyre.
“Përkushtimi ynë për njerëzit në Serbi është se ne do t’i mbajmë premtimet tona. Ky është delegacioni më i madh që ka ardhur ndonjëherë në Serbi. Në 30 ditët e ardhshme, do të vijnë edhe agjenci tjera”, tha tutje ai.
“Jo vetëm të merremi me fjalë dhe politikë simbolike, por për përfitmin e njerëzve. Dua t’u them njerëzve në Serbi se ne do ta mbajmë fjalën, jo vetëm për marrëveshjen në Uashington, por gjithashtu për tri marrëveshjet e mëhershme. Nuk po vendosim thjeshtë fjalë në letër. Kjo simbolikë është e rëndësishme, por është që njerëzit të vendosin ushqim në tavolinë. Duam që t’i sjellim këto premtime në punë të vërteta. Ne s’po kërkojmë që Serbia të pajtohet në gjithçka me SHBA-të”, ka thënë ai.
Ndryshe, në konferencën për media, ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Ky i fundit tha se Serbia është e përkushtuar që të implementojë në përpikmëri marrëveshjen e Uashingtonit.