Tre të vdekur dhe 63 raste me COVID-19 në Kosovë

Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se kanë vdekur edhe 3 pacientë të prekur me COVID-19 në 24 orët e fundit. Ndërsa, janë raportuar 63 raste të reja. Dyfish më shumë janë shëruar apo 126 pacientë, raporton Gazeta Express.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali Sheikh Zayed-Vushtrri dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror)”, thuhet në njoftim.

Numri total i rasteve pozitive është 15.002 raste nga 61.547 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 614 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 126 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.451 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.937.


Shtuar 19.09.2020 13:02