Takimi me Mustafën, reagon Rama: I nderuar nga mikpritja e tij

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama edhe pak orë do të qëndroj në Kosovë, ku po përmbyll vizitën e tij dy ditore.

Dje ka zhvilluar disa takime me krerë institucional e politik, ndërsa sot mëngjesin e ka nisur me takimin me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa në shtëpinë e këtij të fundit në Prapashticë.

Rama ka ndarë një foto nga takimi, duke thënë se ndihet i nderuar nga mikpritja që iu është bërë atij.


Shtuar 30.06.2020 10:09