Si u prit Crvena Zvezda në vitin 1945 në Tiranë, portali serb shkruan historinë e asaj ndeshjeje (FOTO LAJM)

Skuadra famëkeqe Crvena Zvezda rikthehet të luajë përsëri në Shqipëri, prapë me Tiranën por këtë herë në një garë kualifikuese.

Pas 75 vjetësh, Ylli i Kuq po kthehen në Tiranë. Kuqezinjtë do të luajnë kundër Tiranës në kryeqytetin e Shqipërisë të martën me 25 gusht nga ora 20:00, në kuadër të raundit të 2 të kualifikimeve.

Sipas portalit serb “telegraf” kjo do të jetë vizita e dytë e të kuqve në këtë qytet me shumë histori, transmeton “Zeri.info”.Image

”Në atë kohë gjërat ishin ndryshe dhe ndeshja dukej vëllazërore. Shumë fotografi janë bërë të përbashkëta.

Zvezda paraqitej si Unioni i Bashkuar i Rinisë Antifashiste të Serbisë derisa ekipi shqiptar luante si përfaqësuesi i Unionit të Bashkuar të Rinisë Antifashiste të Shqipërisë. Ndeshja u luajt me 22 Prill 1945 dhe Zvezda u dërgua në Tiranë me dekret së bashku me Shoqatën Kulturore dhe Artistike Ivo Lola Ribar, bazuar në vendimin e FISOS, organi drejtues për të gjitha kulturat fizike dhe disiplinat sportive në vend në atë kohë.

Shqipëria nuk konsiderohej një vend armik në atë periudhë, sepse regjimi i Enver Hoxhës ishte antifashist, kështu që vizita e Zvezdës u organizua me qëllim të përhapjes së antifashizmit. Udhëheqësi i Jugosllavisë, Josip Broz Tito, pati marrëdhënie të shkëlqyera me Enver Hoxhën në vitet e para të sundimit të tij, madje edhe më pas konsideroi bashkimin e Shqipërisë në Jugosllavi. Zvezda e pat fituar atë ndeshje me rezultat 5:2”, shkruan telegraf.rs.Image

Por gjërat sot janë krejt ndryshe.

“Sidoqoftë, nëse 75 vjet më parë ishte normale që Zvezda të vinte në Tiranë dhe të luante një ndeshje miqësore, tani situata është komplet ndryshe, kështu që tifozët e Tiranës tashmë po kërcënojnë të kuqtë duke dërguar foto ku shihen tre gishtat e këputr simbol i Serbisë. Nuk ka dyshim se të kuqtë dhe të bardhët nuk do të përshëndeten me “lule” në vizitën e dytë në Tiranë, siç ishin në vitin 1945, por pritja do të jetë, shumë e nxehtë”, ka përfunduar portali serb.


Shtuar 20.08.2020 18:54