U turpëruan pasi i babai i tyre humbi jetën nga koronavirusi, vetëvriten nëna dhe dy fëmijët

India është kthyer në një nga vatrat më të mëdha të koronavirusit në botë. Për këtë arsye, vdekjet në këtë vend si pasojë e sëmundjes janë të shumta.

Një ndër to është dhe 52-vjeçari Narasiah, i cili nuk arriti të fitonte betejën me virusin vdekjeprurës. Por tragjeditë në familjen e të ndjerit nuk kanë të sosur, pas tij, gruaja dhe dy fëmijët u vetëvranë përpara shtëpisë sepse ndiheshin të turpëruar në fshat.

Parimi Snuneetha 50-vjeç, djali i saj Narasaiah Phanikumar, 25-vjeç dhe vajza Lakshmi Aparna 23 vjeçe besohet se janë futur në një depresion të thellë pas vdekjes së të dashurit të tyre nga COVID-19.

Policia pretendon se dëshpërimi i tyre arriti kulmin, kur u detyruan të dërgonin për në banesën e fundit të ndjerin krejt të vetëm, pasi miqtë dhe të afërmit nuk ishin të pranishëm për t’i shpëtuar një infektimi të mundshëm.


Shtuar 20.08.2020 18:48