Shtyhet sërish takimi në Whashington, reagon zyra e kryeministrit Hoti

Në mediat vendore është raportuar se mund të jetë shtyrë për një datë tjetër takimi në Washington ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili ishte parashikuar të mbahej më 2 shtator.

Nga zyra e kryeministrit Hoti kanë mohuar se është shtyre takimi. Këshilltari i shefit të Qeverisë, Xhavit Beqiri ka thënë se nuk ka informacion se takimi në Ëashington është shtyrë.

“Zyra e kryeministrit nuk është në dijeni për këtë anulim të takimit. Po të kishte diçka të tillë menjëherë do bëhej publike nga ana e jonë”, tha Beqiri.

Kjo është tentativa e dytë për mbajtjen e këtij takimi midis Kosovës dhe Serbisë në Uashington. Në muajin qershor ishte planifikuar takimi i parë, mirëpo nuk u mbajt pasi Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.


Shtuar 21.08.2020 10:01