Qeveria Hoti heq reciproritetin me Serbinë

Qeveria Hoti ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.

Kundër këtij vendimi kanë votuar përfaqësuesit e AAK-së në Qeveri.

“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm për heqjen e pengesave për vazhdimin e dialogut. Presim që edhe pala serbe të heq të gjitha pengesat por ne ruajmë të drejtën tonë si shtet sovran që të vendosim masa pëe ruajtjen e sovranitetit tonë në përputhje me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë Hoti.

Hoti ka deklaruar se pas heqjes së pengesave do të ulen në dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se këto vendime i kanë marrë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

“Këto vendime vijnë si rezultat i koordinimit me partnerët ndërkombëtarë. Zotimet që i kemi marrë janë që t’i heqim pengesat e dialogut. Edhe ambasadorit amerikan dje ia konfirmova këtë vullnet. Janë hequr të gjitha pendesat për një periudhë kohore. Nëse dialogu nuk jep rezultatet e pritura ne ruajmë të drejtën për të vendosur sërish”, ka thënë ai.


Shtuar 6.06.2020 08:37