Plaçkitet shtëpia e dëshmorit, familjarët të gatshëm t’i japin 3 mijë euro

Është plaçkitur shtëpia e një dëshmori të UÇK-së. Informacionin e ka bërë të ditur Ridvan Tahiri, ish luftëtar, përmes një shkrimi në Facebook.

Në publikimin e tij, Tahiri gjithashtu ka thënë se familjarët janë në gjendje të japin 3 mije euro, vetëm që t’i kthehen gjësendet e vjedhura. Tahiri është zotuar se nëse nuk i kthen hajni, ai vet do ta gjejë.

“Te vjedhen gjerat e Deshmorit ne shtepi,te cilat jan kujtim,kjo nuk quhet hajni por krim dhe masaker. Une e kuptoj Hajnin sepse eshte Hajn dhe profesionin e ka per me vjedh,po gjerat e Deshmorit pse i ke marr o mu.

Familja i paska dhan 3000 euro shperblim per me i kthy gjesendet,une i kisha than ndryshe: 48 ore afat me i kthy perndryshe vendin vend nuk kam me ta lan tan jeten deri sa te kapi.”, ka shkruar ish luftëtari.


Shtuar 2.09.2020 08:27