Në kohën kur zhvillohej ndeshja Vushtrria-Dukagjini, pas portave kërcet boksi

Vushtrria ka bërë mrekulli, pasi në sekondën e fundit barazoi rezultatin ndaj Dukagjinit, në ndeshjen e sotme të Superligës, shkruan gazeta sport.

Por në këtë ndeshje, u pa një skenë mjaft e çuditshme.

Prapa portës, dy fëmijë që sot ishin të angazhuar për të mbledhur topat, janë rrahur prapa portës së portierit të Dukagjinit.

Sigurisht, kamerat që po transmetonin ndeshjen ishin të fokusuara te lëndimi i gardianit, por që për disa sekonda u pa edhe kjo ngjarje e lartë cekur.


Shtuar 5.03.2020 15:38