Prokuroria në Prishtinë ka ndaluar tetë persona, të përfshirë në rastin e vrasjes në Hallaq të Lipjanit, është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie.
Ata po mbahen në dyshimin se njëri prej tyre ka kryer “vrasje të rëndë në tentativë”.
Të lidhura
None found
Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Hallaq. Si pasojë e mosmarrëveshjeve mes dy familjeve, një person nuk u ka mbijetuar plagëve të marrë nga arma e zjarrit.
Pesë të lënduar ndërkaq, janë dërguar për trajtim në QKUK.
