Categories: Uncategorized

Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Me kërkesë të presidentit Hashim Thaçi, kryeministri Albin Kurti e ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Në këtë mbledhje – që nisi në orën 20:00 – pritet të diskutohet për masat që duhet të ndërmarrë shteti karshi pandemisë koronavirus që ka përfshirë edhe Kosovën.

Të lidhura

None found

Këshilli i Sigurisë Kombëtare kryesohet nga kryeministri Albin Kurti, derisa pjesë përbërëse janë edhe drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Drejtësisë dhe të tjera.

Pjesë e këtij këshilli janë edhe drejtori i AKI-së dhe ai i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës kryesohet nga Kryeministri me mbështetje nga Qeveria, përveç gjatë periudhës së Gjendjes së Jashtëzakonshme.

Gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme, Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës drejtohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, sikur rregullohet me ligj.

Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Presidentin e Republikës së Kosovës dhe Qeverinë, përgatit strategjinë e sigurisë për Republikën e Kosovës. Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës ka edhe rol këshillues në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë në Republikën e Kosovës.

Ky këshill, vetëm gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme, ushtron funksione ekzekutive që kufizohen në funksionet që ndërlidhen në veçanti me Gjendjen e Jashtëzakonshme.

të fundit

Anthropic zbulon planet për daljen në bursë dhe paralajmëron rreziqe katastrofike nga IA-ja

Kompania Anthropic ka paralajmëruar se inteligjenca artificiale (IA) mund të përbëjë “rreziqe katastrofike ose ekzistenciale për njerëzimin”, teksa ka zbuluar…

2 minutes ago

Bill Gates: Inteligjenca artificiale mund të sjellë dy dekada tronditjesh ekonomike dhe shoqërore

Bill Gates paralajmëroi se inteligjenca artificiale mund të shkaktojë dy dekada trazirash ekonomike dhe shoqërore, duke çrregulluar punësimin dhe duke…

2 minutes ago

Meta prezanton planin 95 miliardë dollarësh për financimin e zgjerimit në inteligjencën artificiale

Gjigandi amerikan i teknologjisë Meta Platforms njoftoi të hënën një plan financimi me vlerë afërsisht 95 miliardë dollar, për të…

2 minutes ago

A duhet të më vrasë Jetoni që ta arrestoni?”, pyetja e Arlinda Zekajt para se të vritej

Pak orë para se t’i merrej jeta, Arlinda Zekaj iu drejtua policisë me një pyetje që sot tingëllon si paralajmërim…

2 minutes ago

Yamal vendos një rekord të ri historik në garën për “Topin e Artë

Ylli i Barcelonës është bërë futbollisti më i ri në histori që përfundon në mesin e dhjetë më të mirëve…

5 minutes ago

Maqedonci: 209 rekrutë i janë bashkuar stërvitjes bazë ushtarake në FSK

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë filluar sot stërvitjen ushtarake bazë në Komandën…

13 minutes ago