Categories: tech

Meta prezanton planin 95 miliardë dollarësh për financimin e zgjerimit në inteligjencën artificiale

Meta Platforms ka bërë të ditur të hënën një skemë financimi me vlerë rreth 95 miliardë dollarë, e cila do të mbështesë investimet e kompanisë në infrastrukturën e inteligjencës artificiale dhe në zhvillimin e superinteligjencës personale.

Sipas një deklarate të kompanisë, 35 miliardë dollarë do të sigurohen përmes ofertave publike të nënshkruara njëkohësisht dhe të nisura të hënën, ndërsa 60 miliardë dollarët e tjerë do të mblidhen përmes një programi të ardhshëm shitjeje aksionesh në treg.

Të lidhura

None found

Pjesa fillestare prej 35 miliardë dollarësh përfshin 22.5 miliardë dollarë në aksione të zakonshme të Klasit A, të ofruara përmes marrëveshjeve të shitjes me afat, si dhe 12.5 miliardë dollarë në aksione depozituese të serisë A, të cilat përfaqësojnë aksione të preferuara të konvertueshme në mënyrë të detyrueshme.

Programi i mbetur, me vlerë 60 miliardë dollarë, pritet të lançohet nga Meta gjatë tremujorit të parë të vitit 2027, pasi aksionet e zakonshme të Klasit C, të shpallura më herët, të nisin tregtimin.

Gjithashtu, kompania planifikon t’u ofrojë siguruesve një mundësi 30-ditore për të blerë deri në 37.5 milionë aksione depozituese shtesë dhe deri në 3.375 miliardë dollarë aksione të tjera të zakonshme të Klasit A.

Nvidia, Advanced Micro Devices dhe Broadcom kanë shprehur interes jo-detyrues për të marrë pjesë si investitorë themelorë, duke synuar blerjen e deri në 5 miliardë dollarëve nga oferta e aksioneve të zakonshme të Klasit A.

Meta deklaroi se fondet neto të siguruara nga këto oferta do të përdoren për nevoja të përgjithshme të korporatës, në kuadër të zgjerimit të kapacitetit kompjuterik dhe të rrjetit të qendrave të të dhënave.

Për vitin 2026, kompania ka parashikuar shpenzime kapitale nga 135 miliardë deri në 145 miliardë dollarë. Ajo synon gjithashtu që gjatë këtij viti ta rrisë pothuajse dyfish kapacitetin e përgjithshëm të infrastrukturës, krahasuar me bazën vjetore.

Aktualisht, Meta ka qendra të të dhënave në 23 shtete të SHBA-së dhe po zhvillon katër superklastera, secili me kapacitet mbi një gigavat.

Për tremujorin e tretë të vitit 2026, gjigandi teknologjik raportoi të ardhura prej 64.6 miliardë dollarësh, 26% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të ardhurat neto të kompanisë arritën në 9.9 miliardë dollarë.

Gjatë tre tremujorëve të parë të vitit 2026, Meta gjeneroi 97 miliardë dollarë fluks parash nga aktiviteti operativ. Në fund të shtatorit, kompania kishte rreth 82 miliardë dollarë në para të gatshme, ekuivalentë të tyre dhe letra me vlerë të tregtueshme.

Në shtator, 3.64 miliardë njerëz përdornin çdo ditë të paktën një prej aplikacioneve të Meta-s, përfshirë Facebook, Instagram, Messenger dhe WhatsApp. Ndërkohë, platforma Muse kishte kaluar shifrën e 10 milionë përdoruesve në SHBA dhe Kanada. / AA.

të fundit

Piktura e Yayoi Kusamës arrin 14.7 milionë dollarë dhe thyen rekordin në ankand

Një pikturë e realizuar në vitin 1960 nga artistja e njohur japoneze Yayoi Kusama është shitur për 14.7 milionë dollarë…

2 minutes ago

Foda planifikon ndryshime të shumta në formacionin e Kosovës përballë Irlandës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin titullar për ndeshjen ndaj Irlandës, me…

9 minutes ago

Vendimi i gjykatës, arsyetimi për shpalljen fajtor të Thaçit për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim për veprat penale që lidhen me pengimin e drejtësisë.…

12 minutes ago

Nis procesi gjyqësor ndaj ish-kryetares së Tetovës, Teuta Arifi

Me prezantimin e akuzës dhe dëgjimin e dëshmitarëve ka filluar sot gjykimi për ish kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta…

14 minutes ago

MPB rikujton detyrimin për pajisjet dimërore në automjete

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në RMV njofton se nga 15 nëntori deri më 15 mars, të gjitha automjetet…

14 minutes ago

Aksidenti i rëndë në aksin Fier-Vlorë/ Humbi jetën në moshën 41-vjeçare, mbahen sot homazhet për Shefin e Krimeve, Ermal Lulaj

Homazhet në nderim të oficerit të Policisë, Ermal Lulaj, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur ditën e…

15 minutes ago