Categories: tech

Bill Gates: Inteligjenca artificiale mund të sjellë dy dekada tronditjesh ekonomike dhe shoqërore

Inteligjenca artificiale mund të hapë një periudhë prej 20 vitesh pasigurie dhe ndryshimesh të mëdha në ekonomi e shoqëri, duke prekur punësimin dhe mënyrën e jetesës, edhe nëse zhvillimi i saj menaxhohet me sukses. Kështu paralajmëroi Bill Gates.

Gjatë një interviste për podkastin Decoder, të publikuar javën e kaluar, bashkëthemeluesi i Microsoft-it deklaroi se zhvendosja drejt një ekonomie të bazuar te inteligjenca artificiale do të krijojë përfitues dhe të humbur. Sipas tij, ky proces mund të ndryshojë thellësisht tregun e punës dhe të ngrejë pikëpyetje për vendin e njerëzve në shoqëri.

Të lidhura

None found

“Shqetësimi im më i madh është kjo periudhë tranzicioni 20-vjeçare, gjatë së cilës do të ketë fitues dhe humbës, si dhe shumë tronditje”, tha Gates, 70 vjeç. Ai shtoi se shoqëria do të duhet të kalojë këtë fazë përpara se të mund të hyjë në një epokë të mundshme bollëku.

Gates sqaroi se bëhet fjalë për një vlerësim dhe jo për një parashikim të sigurt. Kohëzgjatja e tranzicionit, sipas tij, mund të jetë më e shkurtër ose më e gjatë, në varësi të përparimit teknologjik dhe vendimeve për të frenuar zhvillimin.

Ai vlerësoi se kombinimi i përparimeve në inteligjencën artificiale me robotikën humanoide mund t’u japë makinerive aftësinë për të kryer një pjesë të konsiderueshme të punëve fizike që sot i bëjnë njerëzit. Në këtë listë përfshihen ndërtimi i shtëpive, kultivimi i ushqimit dhe edhe ndërhyrjet kirurgjikale.

Megjithëse automatizimi mund të ndihmojë në uljen e mungesave të mallrave dhe shërbimeve, Gates sugjeroi se shoqëritë mund të zgjedhin që disa fusha t’ua lënë posaçërisht njerëzve. Ai përmendi kujdesin për fëmijët, përgatitjen e ushqimit, artin dhe sportin.

Filantropi miliarder vuri në dukje edhe ndikimin që inteligjenca artificiale mund të ketë në shëndetësi dhe bujqësi. Megjithatë, ai paralajmëroi se qeveritë dhe shoqëria nuk janë përgatitur në mënyrë të mjaftueshme për ritmin e shpejtë të zhvillimit të kësaj teknologjie.

Gates kërkoi një mbikëqyrje më të rreptë nga qeveritë, si dhe masa teknike mbrojtëse kundër sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve biologjike. Sipas tij, përgjegjësia për kontrollin e këtyre rreziqeve nuk mund t’u lihet vetëm kompanive të inteligjencës artificiale.

Ai paralajmëroi se, edhe në skenarin më të favorshëm, përparimi i inteligjencës artificiale mund të shënojë një nga periudhat më të trazuara të historisë njerëzore.

“E urrej të jem bartës i lajmeve shqetësuese për këtë çështje, por është edhe më keq të mos u tregosh njerëzve se çfarë po vjen. Ne, si njerëz, kemi mundësi të zgjedhim se si do ta formësojmë atë”, tha Gates.

të fundit

Mustafi: Dy mandatet e shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, një sukses i jashtëzakonshëm

Ragmi Mustafi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar ka deklaruar se rezultati i mbrëmshëm pas zgjedhjeve në Serbi është një arritje e…

2 minutes ago

Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare Walter Koenig, aktori që mishëroi Pavel Chekov në “Star Trek

Aktori amerikan Walter Koenig, i cili u bë i famshëm në mbarë botën për interpretimin e Pavel Chekov në sagën…

5 minutes ago

Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e sheh pushtetin si pronë të tijën dhe qytetarët i quan kriminelë

Një protestues ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si, sipas tij, po sillet ndaj qytetarëve që kanë dalë…

9 minutes ago

Mbetje njerëzore në çanta shpine në lumin Rajn, autoritetet zvicerane hetojnë dyshimet për vrasje

Mbetje njerëzore që i përkasin një burri, identiteti i të cilit ende nuk është përcaktuar, janë zbuluar në disa çanta…

18 minutes ago

Durmishi: Shporta e konsumatorit duhet të pasqyrojë kostot reale të qytetarëve, jo të paraqesë vlera më të ulëta

Në seancën e sotme të Këshillit Ekonomik dhe Social (KES), partnerët socialë diskutuan disa çështje me rëndësi për punëtorët, punëdhënësit…

21 minutes ago

Natyra Kuçi rrëfen shpresën e Arlinda Zekajt për t’u kthyer te djali

Natyra Kuçi, shoqe e Arlinda Zekajt, ka thënë se ajo nuk kishte hequr dorë nga shpresa se do të mund…

24 minutes ago