Categories: kosovë

Maqedonci: 209 rekrutë i janë bashkuar stërvitjes bazë ushtarake në FSK

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se 209 rekrutë të rinj kanë nisur sot trajnimin ushtarak bazë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Sipas tij, fillimi i kësaj faze të përgatitjes vjen vetëm pak ditë pasi 515 të rinj dhe të reja u betuan solemnisht dhe u bënë pjesë e FSK-së.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci tha se rekrutët e rinj do të pajisen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme ushtarake, të cilat më pas do t’i vënë në shërbim të mbrojtjes së vendit.

Ai theksoi se rekrutimi i vazhdueshëm, arsimimi dhe trajnimet ushtarake u ofrojnë të rinjve mundësi për zhvillim profesional dhe për të kontribuar në sigurinë e Kosovës.

Maqedonci nënvizoi gjithashtu se investimet nuk janë të përqendruara vetëm te armatimi dhe pajisjet moderne, por edhe te përgatitja e personelit ushtarak, duke e cilësuar atë si bazën e një force profesionale dhe të gatshme për sfidat e së ardhmes.

Ministri u ka uruar sukses të gjithë rekrutëve gjatë rrugëtimit të tyre në karrierën ushtarake.

të fundit

Studentja e Mjekësisë Klea Veli denoncon vendimin e 11 profesorëve që e shkarkuan nga Senati Akademik: Më hoqën vetëm se mbështeta protestuesit!

Studentja e Mjekësisë, Klea Veli, ka reaguar publikisht pas vendimit të 11 profesorëve për largimin e saj nga Senati Akademik…

6 minutes ago

Osmani akuzon VLEN-in për hipokrizi: Me Palestinën për vota, kundër palestinezëve në pushtet

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka kritikuar VLEN-in lidhur me votën e Maqedonisë së Veriut kundër rezolutës së OKB-së për…

6 minutes ago

Greva e përgjithshme paralizon Italinë të premten, priten anulime në transport dhe ndërprerje në arsim e shëndetësi

Italia pritet të përballet me një ditë të vështirë të premten, më 20 nëntor 2026, për shkak të një greve…

7 minutes ago

Çitaku njofton nisjen e nismës së re ligjore për Dhomat e Specializuara javën që vjen

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se është dakorduar me kryeministrin Albin Kurti…

8 minutes ago

Daut Haradinaj u bën thirrje krerëve të shtetit: Vizitoni Jakup Krasniqin, është obligim moral

Daut Haradinaj nga Aleanca u bëri thirrje drejtuesve të shtetit që ta vizitojnë Jakup Krasniqin në shtëpinë e tij, duke…

8 minutes ago

Erion Braçe: E kisha humbur shpresën, falënderoj Taulant Ballën për shtysën e ligjit të sponsorizimit

Erion Braçe dhe Taulant BallaDitën e sotme, në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, u finalizua miratimi me 6 vota…

19 minutes ago