Kush janë deputetët e rinj që do ti zëvendësojnë ministrat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot miratoi rekomandimin për Presidentin e Republikës, Hashim Thaçin lidhur me kandidatët e radhës që zëvendësojnë deputetët që janë bërë ministra.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Haliti zëvendëson Albin Kurtin; Alban Hyseni zëvendëson Glauk Konjufcën; Arta Bajralija zëvendëson Albulena Haxhiun; Fitim Haziri zëvendëson Arben Vitia dhe Eman Rrahmani zëvendëson Haki Abazin.

Nga LDK-ja, Hatim Baxhaku zëvendëson Anton Qunin; Fidan Rekaliu zëvendëson Lumir Abdixhikun; Xhavit Uka zëvendëson Avdullah Hotin; Besa Gaxherri zëvendëson Hykemete Bajramin dhe Shkumbin Gashi zëvendëson Besian Mustafën.

Ndërsa, nga NOVA DEMOKRATSKA STRANKA, Zikreta Aliti zëvendëson Emilija Redžepi.


Shtuar 7.02.2020 11:11