32 pacientë me koronavirus janë të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së, 25 prej tyre janë në gjendje stabile, ndërsa 7 pacientë anë me oksigjenoterapi.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, përmes një postimi në Facebook.
Ai thotë se janë 32 pacientë të shtrirë në Infektivë.
Postimi i tij:
Pacientë të shtrirë në klinikë, të vërtetuar me Covid 19 janë: 32
• 25 pacientë në gjendje stabile shëndetësore
• 7 pacientë me oksigjenoterapi
• 1 pacient tjetër është në pritje të rezultatit laboratorik për Covid-19