Kosova shënon 60 viktima për një javë nga COVID-19

Situata me koronavirusin në Kosovë vazhdon të mbetet e rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se janë testuar gjithsej 440 mostra prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive.

Me 11 viktimat e shënuar gjatë 24 orëve të fundit, bilanci i viktimave për këtë javë ka shkuar në 60-të, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave që nga marsi kur janë raportuar rastet e para me COVID-19 është 401 të vdekur, shkruan Zeri.info.

Deri tani IKSHPK-ja, ka testuar 43.984 të dyshuar për COVID-19, ku 11.416 prej tyre kanë rezultuar pozitivë ndërsa janë shëruar 7191 pacientë, duke lënë 3824 raste aktive në vend.

Në anën tjetër, në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet tjera, janë duke u trajtuar 566 pacientë ku 440 prej tyre janë konfirmuar me COVID-19, 357 po trajtohen me oksigjenoterapi, 23 me CPAP dhe 17 në respiratorë.


Shtuar 16.08.2020 15:37