Januzaj shprehet i lumtur për Kosovën: Shpresoj të kualifikohet në Evropian

Januzaj, i cili përfaqëson Belgjikën, këto komente i ka bërë në një bisedë live në Instagram me yllin e ‘Dardanëve’, Benjamin Kololli, transmeton lajmi.net.

“Jam i lumtur për Kosovën. Unë shikoj çdo ndeshje që luan Kosova dhe jam i sigurt se ata do të kualifikohen në EURO 2021”, u shpreh ylli i Real Sociedad.

Kujtojmë se ndeshja e play-off e Ligës së Kombeve, Kosova kundër Maqedonisë së Veriut, u shty për muajin shtator ose tetor për shkak të pandemisë koronavirus. /


Shtuar 6.05.2020 06:51