I riu shqiptar humb jetën në vendin e punës

Një i ri nga Gllongjani komuna e Deçanit, ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Sipas burimeve, i riu Erion Isufaj vdiq në vendin e punës ku edhe u zu nga dheu.

Detaje për vdekjen e tij ka dhënë edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj i cili ngushëlloi familjarët e Erionit.

Postimi i plotë:

Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta e të riut nga Gllogjani i Deçanit Erion Afrim Isufaj.

Erioni humbi jetën tragjikisht në vendin e tij të punës.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithëve për Erionin. /indeksonline


Shtuar 16.07.2020 15:18