Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka prezantuar marrëveshjen e arritur me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas tij, kanë marrë zotim për një miliard euro financa të ofruara dhe zotim të presidentit amerikan Donald Trump që të gjitha projektet e përfshira të fillojnë së zbatuari brenda një viti.
Ndërkohë Hoti njoftoi se Izraeli do e njoh Kosovën dhe shumë shpejt të dyja vendet do të lidhin marrëdhënie diplomatike. “Elementi i dytë qënsorë i kësaj marrëveshje është njohja reciproke nga shteti i Izraelit. Sapo kisha një telefonatë kryeministri izraelit. U dakorduam që menjëherë të vendosim marrëdhënie diplomatike ne Izraelin”, tha Hoti.
“Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës. Kjo mbështetje që vjen nga Shtëpia e Bardhë është esenciale për rrugëtimin tonë drejt BE’së OKB’së dhe organizatave tjera ndërkombëtare”, shtoi ai.
“Ambasada do të vendoset në Jerusalem së shpejti”, tha Hoti. Kryeministri është i bindur se kjo marrëveshje është hap i madh drejt marrëveshjes finale me Beogradin zyrtar. “Ne këtë marrëveshje e shohim si hap të madh drejt arritjes së marrëveshjes finale dhe njohjes reciproke me Serbinë’, tha Hoti.
“SHBA na e mundësoi marrëveshjen me Izraelin dhe në këtë na e mundësuan si shtet”, shpjegoi Hoti.