Grabitje me maskë dhe armë në Prishtinë, detajet e para

Një grabitje nën presionin e armës ka ndodhur në Prishtinë.

Një qytetar ka raportuar në polici se një person i panjohur, nën kërcënim të armës ia ka grabitur një shumë parash

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në Prishtinë, ku viktima ka deklaruar në polici se i dyshuari ka qenë i armatosur dhe i maskuar.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se nuk është raportuar për të lënduar, e as për të arrestuar, pasi sipas viktimës, i dyshuari ka ikur në djretim të panjohur.


Shtuar 29.01.2020 11:41