Gratë shqiptare renditen ndër më të varfrat në Evropë, kjo është arsyeja

Sipas studimeve të INSTAT gratë shqiptare janë cilësuar si më të varfrat e Evropës. Janë bërë dy studimi I pari bazohet vetëm në fitimet në bazë të punës dhe i dyti ku përfshihen dhe pensionet, përfitimet sociale ose të ardhura nga çdo burim tjetër.

Sipas INSTAT: “Fitimet mesatare mujore në vitin 2018 për gratë shënonin 1023 (sipas Standardit të Fuqisë Blerëse (PPS), i cili është një monedhë artificiale që merr parasysh dallimet në nivelin e çmimeve mes vendeve) kurse për burrat shënonin 1180 PPS. Edhe të ardhurat mesatare neto të ekuivalentuara ishin më të ulëta për gratë sesa për burrat (4322 PPS përkundrejt 4405 PPS)”, raporton “Monitor”.

Por pavarësisht këtij studimi nuk ka rrezik varfërie. Në 2017 mes grave kishte një përqindje prej 78.1 personash që nuk ishin në rrezik varfërie, ndërsa mes burrave kjo përqindje ishte disi më e ulët, 77.5 për qind.


Shtuar 29.01.2020 11:34